Juventusi pas yllit te Barcelonës
BKT
Sport

Juventusi pas yllit te Barcelonës

Juventus ka nisur interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Sergio Roberto.

Barcelona ka vendosur ta ofrojë Roberton te Inter duke e përfshirë në marrëveshje për sulmuesin Lautaro Martinez.

Mirëpo, plani i klubit katalunas mund të prishet nëse spanjolli pranon t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

Juventus thuhet se e sheh ofertën e Roberton si zëvendësuesi adekuat i Alex Sandro, i cili është i lidhur me kalimin te Chelsea.

28-vjeçari ka kontratë në “Camp Nou” deri në vitin 2022, mirëpo do largohet nëse nuk është në formacionin e parë.

Roberto këtë sezon ka bërë vetëm 20 paraqitje në formacionin e parë duke qenë pas Nelson Semedo dhe Jordi Alba.