Befason Liverpooli, ia ofron Barcelonës Firmino-n
BKT
Sport

Befason Liverpooli, ia ofron Barcelonës Firmino-n

Liverpool ka befasuar duke ia ofruar sulmuesin, Roberto Firmino skuadrës së Barcelonës.

Sipas Don Balon, trajneri Jurgen Klopp, beson se Timo Werner do t’ia zërë vendin Firmino-s, andaj e ka ofruar te Barcelona.

Braziliani këtë sezon nuk ka arritur të shënojë shumë gola në krahasim me vitet e fundit dhe kjo ka bërë që “Reds” të provojnë transferimin e Werner që është duke shkëlqyer në Bundesligë, transmeton arbreshi.

Mirëpo, Barcelona thuhet se ka refuzuar këtë mundësi, andaj Liverpool gjatë sezonit të ardhshëm do t’i këtë dy lojtarët që garojnë për pozitën e parë, kuptohet nëse transferojnë gjermanin.

Shumica e fansave të Liverpool kanë kërkuar që Firmino të qëndrojë, mirëpo të jetë në një rol tjetër.