13:22 / 26.04.2020
Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, gjithsej 21 viktima
Edhe një person ka humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë, ka konfirmuar të dielën për gazetën Objektiv, mjeku Valbon Krasniqi.
Viktima është i moshës 46 vjeçare nga komuna e Gjilanit ndërsa sipas mjekëve ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Sipas mjekut Krasniqi, viktima ka qenë duke u trajtuar qe 8 ditë në Klinikën Infektive, raporton Objektiv.
Deri më tash numri i të vdekurve ka arritur në 21.























