Shpërndahen skemat sociale – qytetarët respektojnë distancën
Posta e Kosovës ka filluar shpërndarjen e skemave sociale.
Shpërndarja do të bëhet sipas orarit të lëvizjes së qytetarëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës.
Qytetarët po mbajnë distancën sociale dhe janë të pajisur me doreza dhe maska.
Si rezultat i situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit Ministria e Financave dhe Transfereve, mori vendim që rasteve sociale t’u ndahet edhe një shtesë.
Numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale është 24 mijë e 198 familje me gjithsej 98 mijë e 110 anëtarë.
Për vitin që shkoi, kjo skemë pati shpenzim mbi 31 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, mesatarja mujore për këtë skemë shkon në 2.6 milionë euro.
Në muajin mars, u paguan 5.1 milionë euro për përfituesit e ndihmës sociale.





























