Si të shpëtojmë një herë e mirë nga njollat e tmerrshme të djersës
BKT
Lifestyle

Si të shpëtojmë një herë e mirë nga njollat e tmerrshme të djersës

Vera është stina në të cilën përveç se duhet t’i bëjmë ballë të nxehtit përvëlues, duhet t’i shpëtojmë edhe shumë problemeve të tjera.

Një ndër këto probleme janë edhe njollat e tmerrshme që krijohen si pasojë e djersës.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni nxituar për diku dhe papritur të keni vënë re se poshtë sqetullave ju janë krijuar dy liqene të besdishme?

Për këtë situatë po ju japim ne zgjidhjen, me 3 mënyra të thjeshta që do t’ju bëjnë të gjeni shpëtim një herë e mirë.

Pudër

Si të shpëtojmë një herë e mirë nga njollat e

Pudra e bebeve thith lagështirën dhe ndalon çlirimin e djerësës. Vendosni paksa pudër bebeje nën sqetulla përpara se të dilni, për të shmangur formimin e “pellgjeve” të djersës.

Sodë

Si të shpëtojmë një herë e mirë nga njollat e

Kjo mënyrë është efektive, ama nuk dihet nëse sjell me vete efekte te dëmshme. Soda e bukës bën reduktimin e faunës bakeriale, kështu që vendosni pak poshtë sqetullave për të shmangur njollat e djersës dhe erën e pakëndshme të saj.

Uthull e bardhë

Si të shpëtojmë një herë e mirë nga njollat e

Uthulla e bardhë ka pothuajse të njejtin efekt si antidjersa, vetëm se është tërësisht natyrale dhe miqësore me lëkurën. Me ndihmën e një pambuku vendosni pak uthull të bardhë nën sqetulla dhe shpëtoni një herë e mirë nga djersa dhe aroma e pakëndshme e saj.