Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bini shumë shpejt nga pesha
BKT
Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bini shumë shpejt nga pesha

Duhet pranuar se në botë eksiztojnë edhe njerëz “fatlumë” që e kanë më të lehtë të bien në peshë sesa të fitojnë kilogram.

Ama rënia e shpejtë nga pesha sado e lakmuar të jetë ka dizavantazhet e saj.

Humbje të masës muskulare

Përgjithësisht njerëzit që bien nga pasha në mënyrë drastike përballen me humbje të masës muskulare. Kjo do të thotë më pak energji dhe lodhje më e shpejtë.

Kequshqyerje

Kequshqyerja është një dizavantazh tjetër i rënies drastike nga pesha. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë përjetuar një rënie të shpejtë nga pesha janë përballur më pas me pasojat e kequshqyerjes.

Dehidratim

Trupi i një njeriu përbehet nga pjesa më e madhe ujë. Nëse humbisni më shumë kilogramë seç duhet mund të përballeni me dehidratim të trupit.

Lodhje

Siç e thamë edhe më sipër humbja e masës muskulare, dehidratimi dhe kequshqyerja shkaktojnë lodhje dhe këputje të vazhdueshme.