14:06 / 27.04.2020
Pallaska: Amnistia e krimeve të luftës është krim më vete
Juristi Dastid Pallaska ka thënë se aministia e krimeve të luftës është krim më vete, kjo pasi që amnistia jo vetëm që arsyeton krimet e luftës por edhe mund të shërbej si shkas për luftë të re
Ai në një postim në 'Facebook' tha se krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë.
Postimi i plotë:
Amnistia e krimeve të luftës është krim më vete.
Kjo pasi që amnistia jo vetëm që arsyeton krimet e luftës por edhe mund të shërbej si shkas për luftë të re.
Krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë.
Gjykimi i tyre është detyrim jo vetëm ndaj të kaluarës por edhe ndaj të ardhmes pasi që është një ndër garancitë kryesore për paqe të qendrueshme.























