18:02 / 27.04.2020
Qeveria paralajmëron se do ta çojë presidentin në Komisionin e Venecias
Qeveria e Kosovës në detyrë ka paralajmëruar se do ta çojë në Komisionin e Venecias presidentin Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë. Kjo për hapat që ndërmori Presidenti Thaçi, duke e mandatuar LDK-në për ta formuar Qeverinë e re.
“Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke shqyrtuar format se si dhe kohën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.























