"Të pagjeturit janë heronjtë tanë, ata s’do të harrohen e as s’do të falen"
Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që të bëhen më tepër përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook, me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka shkruar se krimet serbe në Kosovë nuk do të falen dhe se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është obligim për institucionet e vendit.
Postimi i plotë:
Agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pa gjeturve është ndër më të rëndat.
Dëmet materiale i riparuam, viktimat e të rënët i varrosem me dinjitet dhe çdo herë përulemi para tyre me pietet, por fatin e të pagjeturve nuk e zgjidhem ende.
Këtë obligim moral e kombëtar ndaj personave të pagjetur dhe familjeve të tyre si shtet nuk e kemi përmbushur akoma.
Gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti.
Sot lutemi për ta dhe familjet e tyre! Ata janë heronjtë tanë! As nuk do te harrohen, as nuk do falen!























