OSBE shënon Ditën e personave të zhdukur
BKT
Lajme

OSBE shënon Ditën e personave të zhdukur

Misioni i OSBE-së në Kosovë i bashkohet liderëve institucionalë dhe shoqërisë në shënimin e 27 prillit, Ditës së Personave të Zhdukur në Kosovë.

Në këtë ditë përkujtohet edhe masakra e Mejës, masakra më e madhe në të cilën mbi 350 burra dhe djem civilë shqiptarë u vranë nga forca të sigurisë së Millosheviqit që vepronin në zonë.
 

13 nga viktimat e Mejës janë ndër 1,641 viktimat nga të gjitha komunitetet që mbeten të zhdukur nga 1998-1999. Proporcioni i mizorisë në Mejë dhe fshatrat përreth është një kujtesë e zymtë e tragjedisë dhe humbjeve të luftës për shoqërinë.

Në këtë ditë, duke i përkujtuar viktimat, bëjmë thirrje për përpjekje të ripërtërira për drejtësi dhe për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që ende mungojnë. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar besimin midis komuniteteve që mund të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të prosperuar për të gjithë.


MË SHUME NGA Lajme