Europarlamentari kërkon që Pacollit t’i lejohet pjesëmarrja në seancë
BKT
Lajme

Europarlamentari kërkon që Pacollit t’i lejohet pjesëmarrja në seancë

Europarlamentari Ilhan Kyuchyuk, anëtar i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Kosovë për kthimin e deputetit, Behgjet Pacolli, dhe insistimit të autoriteteve kosovare për karantinimin e tij.

Ai ka shpërndarë postimin e Pacollit ku shkruan se qeveria Kurti nuk po e lejon kthimin e tij në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit.

Në të njëjtin postim, europarlamentari ka dhënë një mesazh të qartë se është shumë e rëndësishme që pavarësisht krizës me koronavirusin, demokracia të funksionojë në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme që pavarësisht krizës me koronavirusin, demokracia të funksionojë në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme