16:16 / 28.04.2020
`Gjunjëzohet` futbolli në Francë! Pezullohet përfundimisht Ligue 1
Pas Belgjikës dhe Holandës një tjetër shtet i rëndësishëm pezullon përfundimisht kampionatin e futbollit.
Bëhet fjalë për Francën, të cilët ditën e sotme njoftuan pezullimin e Ligue 1 dhe Ligue 2.
Situata e krijuar nga pandemia e koronavirus, solli dhe marrjen e këtij vendimi, teksa nuk është vendosur ende për skuadrat që do rrëzohen nga kategoria dhe ato që do të marrin pjesë në Europë.
Pikërisht për këtë do të vendoset muajin e ardhshëm, kur presidentët e klubeve do të mblidhen dhe do të marrin një vendim.























