Në Vetëvendosje thonë se s`kanë përçarje
Në Lëvizjen Vetëvendosje mohojnë se ka përçarje të brendshme. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se ky subjekt rrënjët i ka në popull.
Postimi i plotë Facebook:
Pervec partive politike sondazhet i kane pare edhe disa media te cilat sulmojne perdite Levizjen VETEVENDOSJE! . Jane te njejtit mendim, vecse i kane ndare shtepite. Secili shef ne portalin e vet.
Secilen dite sulmojne Levizjen, por shpifjet ndyrshojne. Kauzat e tyre te rreme i kane me afat skandence njeditore, ndaj dhe jane te detyruar te shpikin fake news te per diten qe po vjen.
Sot meny ditore ishte percarja e VV-se. Ishin ndare Albini, Glauku e Albulena, thuhej ne keto portale. Kjo vlen per sot, neser do ta shohim cili do te jete sulmi i radhes. Keta jane te njejtit qe sulmojne pa asnje etike gazetarie Levizjen VETEVENDOSJE! dhe zyrtaret e saj dhe kerkojne liri te shprehjes kur qytetaret i kritikojne. Duan qe lirine e lincimit ta kene te patentuar vetem per vete.
Levizja VETEVENDOSJE! eshte me e bashkuar se kurre, me e madhe se asnjehere me pare dhe e lidhur ngusht me popullin. Levizja qe rrenjet i ka ne popull nuk mundet as nje ndermjetesues i rreme ta turbulloj situaten atehere kur eshte me e qarte se asnjehere me pare.























