Nisma: Të mos cenohen të drejtat e deputetëve në emër të pandemisë
BKT
Lajme

Nisma: Të mos cenohen të drejtat e deputetëve në emër të pandemisë

Nisma Socialdemokrate vlerëson se Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet të shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmon me dokumentacion se nuk janë të prekur me COVID-19.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Skender Reçica, ka thënë, në një shkrim në Facebook, se në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit.

“Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cënohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake”, ka shkruar Reçica.


MË SHUME NGA Lajme