10:36 / 29.04.2020
Hoxha thotë se Pacollit i është premtuar posti i Ministrit të jashtëm
Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha ka deklaruar sot se arsyeja pse kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli do të kthehet në Kosovë, është sepse ia kanë premtuar postin e Ministrit të Jashtëm.
Hoxha ka thënë se vetë Pacolli me 5 prill kishte deklaruar se duhet të respektohen rregullat e sigurisë për shëndetin publik.
I njëjti sipas tij tri javë më vonë e thyen atë rregull pas premtimit për postin e ministrit.























