14:37 / 29.04.2020
Abrashi: Kemi siguruar votat për qeverinë e re
Pas mbledhjes së kryesisë AAK-së, deputeti Gazmend Abrashi tha se ka dakordim të plotë për koalicion mes LDK dhe AAK me mandatat Avdullah Hoti, teksa shtoi se nuk ka as një kufizim ligjor për qeverinë e re, dhe shpejt pritet të votohet në kuvend.
Abrashi tha se kanë siguruar votat për votimin e qeverisë së re.
Katër ministri dhe zëvëndëskryeministrin e parë do t’i takojnë AAK-së.
Emrat: Besnik Tahiri - zëvëndëskryeministër
Meliza Haradinaj - Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ramë Lika - Ministër i Arsimit
Selim Selimi - Ministër i Drejtësisë, dhe
Blerim Kuqi - Ministër i Ekonomisë























