Sot 9 persona me Covid-19 dhe 17 të shëruar
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Vitia në Facebook, transmeton rtklive.
Postimi i plotë i Vitisë:
Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.
Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!
Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!
Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!
#mosurelakso























