Haradinaj s`beson që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin
BKT
Lajme

Haradinaj s`beson që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të qeverisë së re.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekuri të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Kuvendit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdije institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit. Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë ai.

Haradinaj, në News24 Albania, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale, andaj fjalët se Kurti do ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeministrit, i sheh si qëllimkëqija e që vijnë nga qarqe të dyshimta.


MË SHUME NGA Lajme