21:16 / 30.04.2020
“Keq nëse largohet Willian”
Mesfushori i Chelseas, Jorginho dëshiron që bashkëlojtari Willian, të mbetet në “Stamford Bridge”.
30-vjeçarit i skadon kontrata në qershor dhe ka deklaruar se do largohet, pasi “Blutë” i kanë ofruar kontratë dyvjeçare, kurse braziliani dëshiron trevjeçare.
Jorginho ka paralajmëruar klubin se nëse Willian largohet, do të jetë gabim i madh.
“Do ishte vërtetë turp të humbasësh një lojtar si Willian. Jo vetëm lojtar, por edhe personi që është. Ky djalë është profesionist”.
“Do ishte turp shkaku i potencialit, kualitetit që ka, e cila është absurde, është fenomen, është diçka që Chelsea vërtetë nuk duhet ta humbë”, theksoi Jorginho.
Për shërbimet e Willian kanë interesim dy rivalët lokal Arsenal dhe Tottenham.























