Leroy Sane 15 milionë euro larg Bayern Munich
BKT
Sport

Leroy Sane 15 milionë euro larg Bayern Munich

Leroy Sane vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich.

Anëtari i Manchester City, Sane, vazhdon të jetë dëshira primare e Bayern Munich, për merkaton e verës.

Lojtari gjerman lidhej me kalimin te bavarezët edhe gjatë verës së kaluar, por një lëndim i lojtarit la gjithçka të suspenduar.

Së fundmi raportohet përsëri për negociatat mes palëve, dhe thuhet se puna tashmë qëndron vetëm te çmimi që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Sipas ‘Bild’, ka një hapësirë prej 15 milionë eurove mes asaj që Manchester City kërkon dhe Bayern Munich po ofron, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pas situatës së pandemisë Covid-19, gjërat mund të ndryshojnë dhe pse jo edhe çmimi i Sane të reduktohet.

Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern, ka bërë të ditur se skuadra e tij do të shkojë pas Sane përsëri.