23:42 / 30.04.2020
Interi tregon sa kushton kartoni i Milan Skriniar
Inter është i gatshëm të dëgjojë ofertat në vlerë mbi 70 milionë euro për mbrojtësin Milan Skriniar.
25-vjeçari është i shumë kërkuar nga Manchester City, pasi pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.
Sipas Calciomercato, “Neurazurët” është i përgatitur ta lejojë sllovakun të largohet, mirëpo nuk pranon asnjë ofertë nën 70 milionë euro.
Skriniar u transferua në vitin 2017 në “San Siro” nga Sampdoria për 34 milionë euro dhe gjatë këtyre tri viteve çmimi i tij është dyfishuar.
Gjatë këtij sezoni Skriniar ka bërë 32 paraqitje për Interin.























