Sejdiu: Kosova nuk ka pasur nevojë për mjekë nga Serbia
BKT
Lajme

Sejdiu: Kosova nuk ka pasur nevojë për mjekë nga Serbia

RTKlive

Ardhja e mjekëve ng Serbia po has ende në kritika nga akterë të dryshëm në Kosovë. Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj hyrjes së sërishme të mjekëve serbë në Kosovë, me qëllim, siç është thënë, të monitorimit të gjendjes në komunat veriore të banuara me serbë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se Kosova nuk ka pasur nevojë për mjekë nga Serbia.
 
"Mjekët e ardhur nga Serbia është dashur të testojnë në hyrje të vendit. Ne si shtet kemi mjek të mjaftueshëm dhe nuk kemi pasur nevojë për staf nga shteti fqinj Serbia,", tha ai.
 
Sipas tij reagimi i Odës së Mjekëve të Kosovës nuk ka të bëjë asgjë me politikën. "Reagimi jonë është puro profesional dhe shqetësim i profesionistëve tanë.  Ne nuk e shohim të arsyeshme asnjë ardhje të mjekëve nga Serbia në situatën në të cilën ne jemi duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk ka arsye që mjekët serb të vijnë në Kosovë", tha ai 
 
Sipas tij tani ka ardhur koha për tu hapur. " Duhet të kemi edhe vetëdijësim të qytetarëve, nuk duhet ta marrim me sportivitet hapjen, por të kemi kujdes", tha ai në një intervistë për RTK.


MË SHUME NGA Lajme