13:01 / 01.05.2020
Manchester United ia hap derën kalimit të Pogbas te PSG-ja
Manchester United ka vendosur ta shesë mesfushorin Paul Pogba, te skuadra që paguan më së shumti.
Sipas mediave spanjolle, kjo situatë ia ka hapur derën kalimit të francezit te PSG.
Juventus dhe Real Madrid janë në kontakte me agjentin Mino Raiola, por ende nuk kanë bërë asnjë ofertë.
Kurse, bordi i “Djajve të Kuq” nuk ka ndonjë preferencë se ku duhet Pogba të transferohet, andaj kanë vendosur ta shesin të skuadra me ofertën më të mirë.
Thuhet se PSG është inkorajuar nga ky veprim dhe do përdorin fuqinë e tyre për të bërë këtë transferim të madh.























