13:04 / 01.05.2020
E ndjek prej kohësh, Tare përgatit sulmin për yllin argjentinas
Sergej Milinkoviç-Saviç pritet të largohet nga Lazio në merkaton e verës, teksa ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Në këtë situatë, trajneri Igli Tare ka filluar të lëvizë, që të gjejë zëvendësuesin për te Lacio, duke ditur që këta të fundit nga sezoni tjetër do të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Udinezes, Rodrigo de Pol është një profil që pëlqehet shumë nga trajneri Inzagi dhe dëshiron ta ketë në ekipin e tij.
Gjithashtu mediat italiane raportojnë se Tare e ndjek prej kohësh yllin argjentinas dhe do të provojë ta marrë atë në verë, pasi duket edhe si profili ideal për mesfushën bardhkaltër.























