Tërmkolli: Kurti po e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër për citimin e Kushtetutës së Serbisë në ankesën e VV-së për dekretimin e Avdullah Hotit nga ana e presidentit Thaçi si kandidat për kryeministër.
Me anë të një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se Kurti po e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, nën Serbi, shkruan lajmi.net.
“Ku po e qon Kosovën ky njeri, ku po e qon Kosovën VV-ja me krejt batakçinjtë e këtij vendi?!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Vandalizëm politik i Albin Kurtit!
Thirrja në Kushtetutën e Serbisë për të përligjur një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e bënë Albin Kurtin, zyrtarin e vetëm më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës, njeriun që po del se e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, nën Serbi! Ҫka i thonë kësaj! Ku po e qon Kosovën ky njeri, ku po e qon Kosovën VV-ja me krejt batakçinjtë e këtij vendi?!























