Metro: VV përdori Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që e çoi në Kushtetuese
BKT
Lajme

Metro: VV përdori Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që e çoi në Kushtetuese

Skandalet e njëpasnjëshme nga Qeveria Kurti nuk po ndalen, tani partia Lëvizja Vetëvendosje ka shokuar me një tjetër veprim. Në kërkesën e tyre për pezullim të vendimit të presidentit Thaçi për dekretim të mandatarit Hoti, Vetëvendosje ju ka referuar një neni të Kushtetutës së Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Ky skandalitet nga Lëvizja Vetëvendosje vjen pas publikimit të dokumentit 45 faqesh ku ju kanë dërguar Gjykatës Kushtetuese, e njërin nga faqet Vetëvendosje i referohet Kushtetutës së Serbisë, e Serbia në aktin kryesor juridik, Kosovës iu referohet si pjesë përbërëse të territorit të saj.

Kjo kërkesë është nënshkruar nga 30 deputetë të grupit parlamentar iu janë referuar Kushtetutave të gjashtë shteteve.

Në këtë nen që citon Vetëvendosje, saktësisht neni 130 thuhet se nëse parlamenti rrëzon qeverinë me anë të mocionit, atëherë presidenti duhet të zgjedhë qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shpallen zgjedhjet e reja.


Kushtetuta e Serbisë, neni qe iu është referuar Vetëvendosje

“Duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazisë së të gjithë qytetarëve dhe pakicave etnike në Serbi dhe duke u nisur nga ajo se Kosova dhe Metohia janë pjesë përbërëse te territorit të Serbisë, e cila ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga kjo pozitë rrjedhin të gjitha obligimet kushtetuese të organeve shtetërore që t’i përfaqësojnë dhe t’i mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë e Metohi dhe në marrëdhëniet me jashtë qytetarët e Serbisë shpallin Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, shkruhet për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë.

Ky përdorim i Kushtetutës së Serbisë e ka irrituar edhe avokatin e njohur, Dastid Pallaska i cili ka reaguar mjaftë ashpër duke thënë se kjo është turpshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ku përdor Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatën Kushtetuese për refuzimin e mandatarit.

Pallaska ka shkruar se Serbia në Kushtetutën e vet e llogarit Kosovën si pjesë e saj, ai ka thënë se kjo është hera e parë që nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë nga Pallaska më poshtë:

E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”

Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.

Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!

E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!.//gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme