Vetëvendosje thotë se protesta e planifikuar për 2 maj shtyhet
BKT
Lajme

Vetëvendosje thotë se protesta e planifikuar për 2 maj shtyhet

Nuk do të ketë protestë më 2 maj tash pas fjalës së Gjykatës Kushtetuese, ku është pezulluar përkohësisht vendimi i djeshëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që përmes një dekreti e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Kështu ka njoftuar Sekretarja Organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi.

Postimi i plotë në Facebook:

Masa e shtyn protestën

Të dashur anëtarë të Lëvizjes,

Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë.

Ju përshëndes.

Vlora Haxhimehmedi
Sekretare Organizative


MË SHUME NGA Lajme