12:45 / 02.05.2020
Thaçi: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit duhet të ndalën urgjentisht
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar deklaratat e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, ka thënë se kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re.
“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.























