Deputetja e AAK-së: Ministri Vitia liron nga karantina disa aktivistë të VV
BKT
Lajme

Deputetja e AAK-së: Ministri Vitia liron nga karantina disa aktivistë të VV

Pasi edhe zyrtarisht Gjykata Kushtetuese doli me vendim se ministri në detyrë, Arben Vitia, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, ai tani ka marrë edhe një vendim tjetër që po cilësohet si skandal.

Ministria Vitia ka liruar nga karantina në konvikte disa aktivistë të Vetëvendosjes nga Gjilani, Prizreni, Gjakova dhe Peja, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj, e cila ka thënë se ministri Vitia po amniston aktivistët duke liruar nga karantina në konvikte.

Kadrijaj ka bërë publike emrat e personave të liruar nga karantina të cilat ajo thotë se janë aktivistë të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar përgjigje nga ministri Vitia.

Më poshtë vendimin e marrë nga ministri Vitia dhe statusin e plotë të deputetes së AAK’së.


 


MË SHUME NGA Lajme