Arrestohet “prokurori” që kërcënoi fëmijët e Behgjet Pacollit
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili u shpreh se i arrestuari kishte kërcënuar se do të digjte fëmijët e Pacollit
Policia e Kosovës, ka arrestuar personin që kërcënonte me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili u shpreh se i arrestuari kishte kërcënuar se do të digjte fëmijët e Pacollit.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.
Pak ditë më parë Pacolli u bë “mollë sherri” për autoritetet në Kosovë dhe ato nuk lanë uljen e avionit të tij në Prishtinë. Deputeti duke u mos u lejuar që të shkonte në Kosovë dhe udhëtoi nga Zvicra drejt Shqipërisë. Më pas ai shkoi në Kosovë dhe tashmë është izoluar në banesën e tij.
Reagon Pacolli: Ata që më kërcënojnë familjen, do t’i ndjeki përmes instrumenteve ligjore
E Pacolli përmes një postimi reagoi përmes një postimi ku tha se shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.
Ai tha që do ti përdorë të gjitha instrumentet ligjore që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime
Postimi i plotë:
Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.
Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.
Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.
Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.























