Beckham e do Costa-n
BKT
Sport

Beckham e do Costa-n

Pronari i klubit amerikan, Inter Miami, David Beckham është i interesuar që ta blejë sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costan.

Beckham synon që të klubin e tij të sjellë disa super-lojtar. Sipas mediave spanjolle, Costa është në listën e Beckhamit.

Costa duket së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Madridi, sepse ai gjatë këtij sezoni nuk ka pasur minutazh të madhe në skuadrën e Diego Simeones.

Costa është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por tani në garë për të është futur edhe klubi amerikan, Inter Miami.

“David Beckham po përpiqet të nënshkruajë me Diego Costan”, shkruajnë mediat iberike.