15:33 / 03.05.2020
Qeveria heq nga karantina Klinën, Malishevën dhe Vitinë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë me të cilat shfuqizohet pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.
Sipas komunikatës së Qeverisë, vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.























