Hoxhaj: Liria e shtypit, akter i demokratizimit shoqëror
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit.
Megjithatë, sipas Hoxhajt, ka ende punë për t'u bërë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medias e lirisë së tyre.
Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.
Pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit. A ka ende punë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medias e lirisë së tyre? Po. Kjo punë nuk mbaron, por është një rrugë ku shoqëria përsoset e mediat luajnë rolin e vet aktiv si akter të përparimit e demokratizimit shoqëror.























