​Thaçi kërkon urgjentisht zbardhjen e rastit të vdekjes së 26-vjeçarit
BKT
Lajme

​Thaçi kërkon urgjentisht zbardhjen e rastit të vdekjes së 26-vjeçarit

Një i ri nga Gjilani sot ka vdekur pasi që ka kërcyer nga kati i pestë i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinës, e cila shërben si karantinë për personat e dyshuar me koronavirus.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar që organet e hetuesisë të zbardhin sa më shpejtë të jetë e mundur rastin e vdekjes tragjike të 26-vjeçarit që dje kishte ardhur nga Gjermania dhe ishte vendosur në karantinë për 14 ditë.

“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26-vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie.

Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor. HTH


MË SHUME NGA Lajme