Haziri i tronditur me vdekjen e të riut: Agoni ishte student i shkëlqyeshëm
BKT
Lajme

Haziri i tronditur me vdekjen e të riut: Agoni ishte student i shkëlqyeshëm

Një 26 vjeçar nga Gjilani sot është hedhur nga kati i pestë i njërit nga konviktet e Qendrës së Studentëve që po shërben si karantinë.

Lidhur me rastin kanë reaguar instancat më të larta shtetërore ku kanë kërkuar që organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit.

E kryetrari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Agroon Musliu ishte një student i shkëlqyer i masterit në Gjermani.

“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme