Në Radio Kosova 1 transmetohet ‘Unë dua të dëgjohem’
BKT
Lajme

Në Radio Kosova 1 transmetohet ‘Unë dua të dëgjohem’

Filluar nga sot (04.05.2020), për çdo të hëne nga ora 17.00, në Radio Kosova 1 transmetohet ‘Unë dua të dëgjohem’ cikli i dhjetë audio dramave me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Reprizat transmetohen çdo të martë nga ora 20.20.

Cikli i audio dramave “Unë dua të dëgjohem” është realizuar nga Integra, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, forumZFD - Programi në Kosovë si dhe Radio Kosova në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF), Ambasadën Suedeze në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Rrëfimet e përpunuara në format të audio-dramave janë nxjerrë nga “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, të realizuar nga Integra dhe forumZFD - Kosovo Program në bashkëpunim me KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims, me mbështetje nga Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe UN Women Kosovo.


MË SHUME NGA Lajme