Pacolli kthehet në Zvicër, poston foto nga atje
BKT
Lajme

Pacolli kthehet në Zvicër, poston foto nga atje

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër ku është bashkuar me familjen e tij. Thotë se këtë vendim e mori për shkak se familja e tij nuk mund t’i bashkohet atij në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës u kthye në Kosovë me aeroplanin e tij privat nga Tirana, ku kishte shkuar fillimisht prej shtëpisë së tij në Lugano. Ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për kërcënime, dhe mos mundësi të kthimit në vendlindje, për shkak të kërkesës për karantim 14 ditor.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, shkroi Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme