Si të kujdesemi për flokët bjondë të lyer
Flokët bjondë shpeshherë janë symbol i një femre të bukur dhe tërheqëse, mjafton të mendojmë Marilyn Monroe. Por kujdes: ato duhet të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Flokët bjondë janë të vështirë sepse bojërat e flokëve i dëmtojnë ato. Ja si të kujdesemi dhe t'i rikthejmë shkëlqimin.
Hapi i pare: Shampo dhe balsam
Për flokë të shëndetshëm duhet t'i kushtoni rëndësi shampos dhe balsamit. Zgjidhni një shampo dhe balsam rigjenerues i cili ruan ngjyrën e flokëve të lyer dhe rikthen shkëlqimin që i mungon flokëve tuaj. Nëse doni një shampoo handmade atëhere zgjidhni shampot e përgatitura posaçërisht për ju nga linja Produkte natyrale M&D. Nëse doni një shampo profesionale për rigjenerimin e flokëve atëhere zgjidhni GK Hair, linjën e njohur në gjithë botën. Flokët duhet t'i lani maksimumi dy herë në javë.
Hapi i dytë: Zgjedhja e produkteve specifike
Nëse vërtetë doni t'i shpëtoni flokët tuaj nuk mund të përdorni produkte të zakonshme, por produkte të veçanta për nevojat tuaja. Zgjidhni një maskë rigjeneruese intensive për flokë të lyer.
Hapi i tretë: korrigjimi i ngjyrës
Të gjithave na ka ndodhur të lyejmë flokët dhe të mos marrim si rezultat ngjyrën e dëshiruar por të kemi atë pigmentin e kuqerremtë i cili shëmton ngjyrën bjonde që do të donim. Mos kini frikë!
Duke ndjekur këto hapa do të rigjeneroni flokët tuaj dhe do të përmirësoni ngjyrën tuaj tuaj duke larguar pigmentin e padëshiruar.























