17:29 / 06.05.2020
“Mane dhe Aubameyang nuk janë për nivelin e Barcelonës”
Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o ka paralajmëruar klubin e vjetër që të mos i transferojë dy lojtarët Pierre-Emerick Aubameyang ose Sadio Mane.
Senegalezi dhe gabonezi janë të lidhur me largimin nga Premierë Liga, derisa i interesuar është Barcelona.
Mirëpo, Eto’o ka thënë se asnjëri nga lojtarët nuk do përshtaten sistemin e Barcelonës.
“Me hapësirë, Mane dhe Aubameyang mund të ‘vrasin’. Por, te Barcelona duhen lojtarë që mund të lëvizin në hapësira të vogla”.
“Jam duke menduar për lojtarët që do adaptohen te Barcelona dhe nuk është lehtë të gjesh ndonjë”, tha Eto’o.























