17:41 / 06.05.2020
AC Milan nesër i rikthehet stërvitjeve
Lojtarët e AC Milan nesër do t’i rikthehen stërvitjeve.
Sipas mediave italiane, lojtarët kanë bërë testimet për Covid-19, ndërsa rezultatet do kuptohen gjatë ditës së sotme.
Stërvitjet do të vazhdojnë në grupe me nga shtatë ose tetë lojtarë.
Të pranishëm nuk janë Franck Kessie dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët sapo të rikthehn në Itali, do t’iu duhet të qëndrojnë 14 dotë në krantinë.
Pos Milan edhe skuadrat e tjera gjatë ditëve në vazhdim do rifillojnë stërvitjet.























