Osmani uron qytetarët e komunitetit goran për 6 maj
BKT
Kulturë

Osmani uron qytetarët e komunitetit goran për 6 maj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët goran me rastin e 6 Majit, ditës së këtij komuniteti, duke thënë se në shoqëritë bashkëkohore, diversiteti kulturor është i rëndësishëm për promovimin e vlerave të shoqërisë.

"6 Maji, dita e goranëve është një moment i veçantë për të kujtuar kontributin e këtij grupi etnik në ndërtimin e shoqërisë së Kosovës. Ruajtja dhe promovimi i mëtejmë i kulturës, traditave dhe zakoneve të tyre është e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, por edhe e ruajtjes së mundësinë e promovimit të të drejtave të barabarta. Në shoqëritë bashkëkohore, diversiteti kulturor, etnik e religjioz është mjet i rëndësishëm për promovim të vlerave të shoqërisë”, ka thënë Osmani. 


MË SHUME NGA Kulturë