19:08 / 06.05.2020
Dybala shpëton përfundimisht nga Koronavirusi
Më në fund, Paulo Dybala mund të marrë frymë thellë. Tashmë është zyrtare, argjentinasi është shëruar nga Koronavirusi.
Klubi i Juventusit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se “Dybala ka kryer kontrollin e dyfishtë me testet diagnostikuese (tamponë) për COVID -19. Rezultatet janë qenë negative. Lojtari është shëruar dhe nuk ka pse të qëndrojë më në izolim shtëpiak.”
Një lajm shumë i mirë ky për “Zonjën e Vjetër”, pas rezultatit pozitiv të sulmuesit që më 21 mars.
Pavarësisht se i është dashur të kalojë rreth 45 ditë për t’u shëruar përfundimisht, gjendja e Dybalas nuk ka qenë shqetësuese.























