Lajm i keq për tifozët e Bayernit, lëndohet Toliso
BKT
Sport

Lajm i keq për tifozët e Bayernit, lëndohet Toliso

Futbollisti i Bayern Munich Korentin Toliso është lënduar në momentin më të papritur.

Mediat e huaja raportojnë se futbollisti francez ka lënduar kyçin e këmbës gjatë kohës që skuadra gjermane kishte nisur stërvitjet përpara rifillimit të kampionatit.

“Bild” shton se Toliso mund të mungojë deri në 3 muaj, çka rrezikon dhe planet për transferimin e tij.

Prej disa kohësh, Interi po përpiqet të shkëmbejë futbollistin e tij Ivan Perisiç me Tolison, por nëse lojtari arrin të rikuperohet deri në qershor, atëherë ai mund të jetë i gatshëm të kalojë në Itali.

Mungesa e gjatë pa aktivitete futbollistike dhe mosstërvitja ndikuan te dëmtimi i 25-vjeçarit.