23:12 / 06.05.2020
Gjiganti italian pas yllit të Lyonit, gati 20 milionë euro
Milan po përgatitet t’i paraqesë një ofertë Lionit për të transferuar futbollistin më të mirë të skuadrës franceze Memfis Depai.
“Tuttomercatoweb” raporton se drejtuesit e “Djallit” janë të gatshëm t’i ofrojnë Lionit 20 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.
Aktualisht Depay është i dëmtuar për shkak të një lëndimi në ligament, por sipas të gjitha gjasave do të jetë gati për aksionin në momentin kur do të fillojë edicioni i ri futbollistik.
Nga ana tjetër, Lyoni nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën 26-vjeçarit, e cila i skadon në vitin 2021.
Për shkak të mbylljes zyrtare të kampionatit francez, Lyoni nuk mund të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.























