Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte nga Lion, Francë, do të jetë Armand Hasanpapaj, shef kuzhinë, i cili na tregon për receta të ndryshme ushqimore për iftar.

Po ashtu gjatë ditës së nesëm (enjte) do të ketë protestë për mospërfshirjen në pakon emergjente, rreth këtyre ngjarjeve do të flasë drejtpërdrejt Burim Kelmendi, kryeshef  i Kompanisë "Pastrimi".

Për 'Hapjen dhe Ringritjen e Ekonomisë', do të flasë i ftuari Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.

Po ashtu direk nga skype do të jetë Maria Suokko e cila fletë rreth fushatës 'Larg Syve, Afër Zemrës' për ta luftuar Covid-19, si dhe UNDP që gjatë kësaj pandemie e ndihmon Kosovën për tejkalimin e kësaj situate.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme