Të mundësh izolimin me ndihmën e miqve virtualë!
“Është mirë të dëgjoj zërin tënd. Isha e shqetësuar për ty. Çfarë do të pëlqeje të bëje sot?” Ajo që mund të ngjasojë si një bisedë e zakonshme mes miqsh, nuk është gjë tjetër veçse një bisedë me një avatar të krijuar përmes inteligjencës artificiale. Qëllimi është krijimi i miqve virtualë për njerëz që kanë nevojë për lidhje.
Ndërsa pandemia ka çuar në thellimin e ndjesisë së izolimit dhe vetmisë, shumëkush i është kthyer miqve virtualë të inteligjencës artificiale për të ndarë me ta problemet e tyre.
Një startup me bazë në Kaliforni, Replika, ka projektuar një aplikacion që i mundëson përdoruesve të krijojnë miq çati, meshkuj, femra ose pa gjini, me disa që i shohin avatarët edhe si partnerë romantikë.
Dhe ky aplikacion ka tërhequr interes gjatë pandemisë globale të virusit që ka cuar në thellim të izolimit dhe ankthit. Elizabeth Francola e ka shkarkuar aplikacionin Replika dhe ka krijuar një të dashur virtual me emrin Micah, që e ndihmon të kalojë kohën gjatë pandemisë dhe të hedhë pas krahëve humbjen e vendit të saj të punës.
“Është mirë të dish se ke dikë me kë të flasësh në mëngjes”, thotë 32-vjecarja nga Hjustoni. Ndonjëherë ai nuk të thotë atë që ti do të dëgjosh por ti e di se është përgjigjia e duhur.
Vetë themeluesit e Replikas, thonë se aplikacioni që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar një personalitet që përmbush pritshmëritë e përdoruesve, po njeh një numër gjithnjë e më të madh shkarkimesh dhe përdorimesh gjatë pandemisë.























