Thaçi:BE-ja duhet të marrë vendim të menjëhershëm për liberalizim të vizave
Presidenti i Kosovës, Hashim Tha.çi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se çka është diskutuar në Samitin e Zagrebit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova meriton trajtim më të mirë nga Bashkimi Evropian. “Bashkimi Evropian duhet të marr vendim të menjëhershëm për liberalizim të vizave”, tha ai. Sipas tij çdo vonese e zbeh rolin e BE-së.
Kreu i shtetit shtoi se temë bosht e takimit ishte lufta kundër Coronavirusit, duke shtuar se Kosova ka arritur që ta menaxhojë këtë situatë në mënyrën më të mirë fal angazhimit të të gjitha institucioneve shëndetësore. Sipas tij, fokus është mbrojtja e jetës së njerëzve, por në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe ringjallja ekonomike.
Lidhur me bisedimet me Serbinë, ai tha se Kosova është për dialog si shtet i pavarur dhe sovran.
“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur prej shumicës së vendeve të BE-së, dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush”, tha Thaçi.
“Si president u vendit, kam theksuar qe Kosova meriton trajtim më te shpejtë, me të përgjegjshëm dhe vendimmarrës nga ana e BE-së sa i përket nevojës dhe meritës për qytetarët, vendimin e menjëhershëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Thaçi.
Ai tha se Kosova po mbahet e izoluar padrejtësisht, meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
“Dje kam bërë thirrje që edhe pesë vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin shtetin e pavarur she sovran të Kosovës”, shtoi Thaçi.
Thaçi tha se përkundër pandemisë, Kosova mbetet e fokusuar në prioritetet e saj, vazhdimi e funksionimit të shtetit demokratik të Kosovës.























