17:07 / 07.05.2020
Rakitic nuk dëshiron largimin nga Barcelona
Mesfushori Ivan Rakitic, është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.
Klubi spanjoll dëshiron ta shesë për t’i rikthyer bilancin pozitiv, por kroati nuk dëshiron të largohet.
Sipas mediave spanjolle, Rakitic dëshiron të qëndrojë me Barcelonën deri në vitin tjetër, pastaj të largohet si lojtar i lirë.
Shkëmbimi i Rakitic me mesfushorin e Juventusit, Federico Bernardeschi pritet të ndodhte, por lojtari nuk dëshiron t’i bashkohet “Bianconerëve”.
31-vjeçari preferon të qëndrojë edhe një vit në “Camp Nou”, pastaj t’i bashkohet klubit të vjetër, Sevilla si lojtar i lirë.























