Haxhiu viziton Burgun e Dubravës,dëgjon rrëfime për masakrën e ndodhur këtu
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Burgun e Dubravës. Por ajo thotë se kësaj radhe me një qëllim tjetër.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se ka dëgjuar një rrëfim nga Enver Dugolli, përkitazi me masakrën që kishte ndodhur në këtë burg.
Ky është postimi i sa i plotë:
Sot vizitova burgun e Dubravës, por kësaj here me një tjetër ndjenjë dhe respekt. Së bashku me mua ishte dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Enver Dugolli. Ishte rast më i mirë për të dëgjuar prej tij rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve. Nga njëra anë ishte ushtria pushtuese e Milosheviçit që gjuante me të gjitha armët mbi të burgosur politikë te pambrojtur. Dubrava u kthye në një skenë madhështore të eksterminimit masiv. Është një ndër krimet më të brutale të shekullit.
Data 22 maj na mbetet ende një problem ndërgjegjeje dhe drejtësie. Falemnderit Enver Dugolli për rrëfimin.























