07:15 / 08.05.2020
Shpend Ahmeti: Në Prishtinë ka veç edhe 5 raste me koronavirus
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se 9 persona me koronavirus janë shëruar dhe në kryeqytet tani kanë mbetur vetëm 5 raste
Ahmeti ka kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është mënyra e duhur për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime. #rriNshpi”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjatë ditës sëdjeshme sipas njoftimit të IKSHPK’së, pas 194 mostrave të testuara, vetëm një ka rezultuar pozitiv, ndërsa 28 persona janë shëruar.























